Karim Benzema është rikthyer në Madrid ku do të nisë edhe fazën e rehabilitimit. Sulmuesi francez vuan nga një dëmtim dhe dy klubet në bashkëpunim mes tyre është vendosur q ëish-kapiteni i “Los Blancos” t ëjetë nën kujdesin e mjekëve të madrilenëve.

Skuadra spanjolle është treguar e gatshme të ndihmojë francezin në rikuperimin e tij dhe në këto kushte Benzema ndodhet në Madrid. Diçka të tillë e ka bërë të ditur klubi nga Arabia Saudite, ku Al Ittihad falenderon Realin për ndihmën.

Kujtojmë se fituesi i “Topit të Artë” nuk ka kalon një moment të mirë në Arabi, ku eksperienca e tij në kampionatin arab nuk ka shkuar siç duhet. Kështu me shumë gjasa në merkaton e verës mnd të ketë një rikthim të sulmuesit në Europë.

“Në koordinim ndërmjet departamenteve mjekësore të Al Ittihad dhe Real Madridit, Karim Benzema do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për dëmtimin që pësoi këtë sezon”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit saudit./newsport/