Nga Endri ÇINARI

Sot, në orën 17:00 u luajt edhe ndeshja e javës së 26-të të Superiores. Vllaznia priti në Shkodër, Tiranën . Ku ndeshja që konsiderohet si “klasikja” e Shqipërisë përfundoi në shifrat 3-1 për shkodranët.

“Shkodra Sport” përveç raportimit nga minuta në minutë, sjell edhe disa të “veçanta” në duelin mes kuqebluve dhe kryeqytetasve.

-Para ndeshjes, ekipi i Vllaznisë është shoqëruar nga qendra e qytetit të Shkodrës deri në stadiumin “Loro Boriçi” nga kalorës të veshur kuqeblu. Kjo jo vetëm për krijimin e një atmosfere sa më festive, por edhe si iniciativë e bashkisë së qytetit për të rikthyet traditën e hipizmit.

-Dyert e stadiumit janë hapur 2 orë para ndeshjes. Për t’i paraprirë rradhës së madhe të tifozëve. Ku diçka e tillë ngjasonte si në ndeshjet kur luan kombëtarja shqiptare.

-Në stadium atmosfera është festive para fillimit të ndeshjes. Ku këngëtarë të ndryshëm performojnë duke i dhënë një “ngjyrë” tjetër ndeshjes. Një organizim që nuk shihet shpesh në stadiumet tona.

-Ka një numër të madh tifozësh në shkallët e “Loro Boriçit.” Një rekord për sezonin në Superiore ku numërohen rreth 9 mijë të pranishëm. Nuk mungon as tifo grupi “Vllaznit ultras”, por edhe ultrasit e Tiranës.

-Nuk ka ish-futbollistë vetëm në fushë si Latifi apo Jonuzi që në të shkuarën kanë luajtur me Vllazninë, si edhe Balaj që ka mbajtur veshur fanellën e Tiranës. Por edhe në stol ku drejtori Osmani i Vllaznisë ka luajtur dhe drejtuar në të shkuarën tek bardheblutë e po ashtu Endri Vrapi, ish-mbrojtësi i shkodranëve, aktualisht zv.trajner tek kryeqytetasit.

-“Ju a ba shpina ma e bute se barku e prap krenoheni”, pankarta e veçantë që tifozët e Vllaznisë shpalosën ndaj kundërshtarëve të përjetshëm.

-Duart në kokë të gjithë tek Vllaznia, Gruda humb një rast flagrant para portës kundërshtare.

-Në këmbë të gjithë tek Tirana, stoli bardheblu kërkon penallti pas një pretendimi për prekje me dorë nga Juriç. Nuk mendon kështu Jorgji i cili vijon lojën.

-Shpërthen “Loro Boriçi”, Vllaznia kalon në avantazh me Juriç. Entuziasëm i madh mes tifozëve kuqeblu.

-Pavarësisht tensionit që mban ndeshja apo edhe vetë historinë e klasikes paraqiten të qetë dy trajnerët. Si Osmani tek Vllaznia ashtu edhe Fagu tek bardheblutë.

-Tefik Osmani qetëson në një moment stafin teknik të Vllaznisë. Të cilët gati futen në fushë për shkak të një vendimi të Jorgjit.

-Qatip Osmani kërkon qetësi në rradhët e të tijëve, të cilët gabojnë dy herë rradhazi me pasime duke sjellë rrezik për portën kuqeblu.

-Spektakël tifozësh në “Loro Boriçi”, duke krijuar një atmosferë që mungonte prej kohësh në stadiumet tona.

-Largohet nga fusha Lushkja tek Tirana i cili i lë vendin Nikqin. Zhgënjimi duket i qartë tek kavajasi i cil nuk i zgjat dorën as shokëve të skuadrës.

-Duartrokitje të shumta nga publiku shkodran për Boshnjakun dhe Malen në momentin e zëvendësimit të tyre.

-Mbyllet 3-1 në favor të Vllaznisë klasikja, me shkodranët që marshojnë fuqishëm drejt kreut. E me kryeqytetasit të zhytur në mes të krizës.