Superiorja luajti këtë të shtunë edhe dy ndeshjet e fundit për javën e 26-të. Vllaznia konfirmohet si skuadra më në formë e momentit dhe ecën me hap kampioni.
Shkodranët mbajnë vendin e dytë me 46 pikë, 4 më pak se Egnatia kryesuese dhe 3 më shumë se Partizani i vendit të tretë. Ata moren sot ndaj Tiranes rezultatin e 11-te pozitiv rradhazi, çka konfirmon se ky eshte momenti i tyre.
Skënderbeu nderkohe mban vendin e katërt me 37 pikë, ndërsa ndjekin Dinamo me 36 pikë dhe Tirana me 35 pikë. Garë e ashpër edhe për mbijetesën, me Laçin që mban vendin e shtatë me 30 pikë, më pas vijnë Teuta me 28 pikë, Erzeni me 26 pikë dhe mbyll renditjen Kukësi me 19 pikë.
Kur kane mbetur edhe 10 jave kampionat deri ne fund, gjithçka eshte e hapur ne te gjitha frontet dhe prandaj gara pritet te behet shume e bukur./www.shkodrasport.com/