Në të parin sezon të tij në Superiore, sulmuesi shkodran Erald Maksuti ka marrë vëmendjen e shumë prej klubeve të ndryshme europiane të cilët e shohin si një mundësi të mirë për të intestuar me futbollistin aktual të Flamurtarit.
Mediat raportojnë së fundi se drejtuesit vlonjatë kanë marrë disa oferta konkrete për Erald Maksutin dhe interesi duket serioz dhe i avancuar.
Burime pranë klubit bëjnë me dije se presidenti Sinan Idrizi është kontaktuar nga përfaqësues të klubit të njohur turk Gallatasaraj, të cilët kanë shfaqur dëshirë për të siguruar shërbimet e 21-vjeçarit.
Madje, mësohet se agjentë të klubit turk kanë udhëtuar drejt Vlorës për ta ndjekur nga afër lojtarin në stërvitje dhe ndeshje, duke vlerësuar potencialin e tij për një transferim të mundshëm në të ardhmen e afërt. Kjo lëvizje tregon qartë se Maksuti konsiderohet një aset me perspektivë dhe se Flamurtari mund të përfitojë financiarisht nga një shitje e mundshme.


