Pogradeci ka mposhtur Besën në “Elbasan Arena”. Liqenorët fituan pas supergolit nga goditja e dënimit, që pati si autor Alidemën në pjesën e parë.
Skuadra e drejtuar nga Ardian Mema e mbrojti si duhet rezultatin në pjesën e dytë. Besa e Çelës nuk ia doli të barazojë dhe kështu e mbyll me zhgënjim sezonin në Kategorinë e Parë.
Pogradeci është skuadra që ka befasuar në këtë edicion. Pas mrekullisë me Burrelin në transfertë, surprizuan kavajazit favoritë në Elbasan.
Sfida e radhës për Pogradecin do të jetë finalja e madhe me Tiranën. Fituesi i kësaj përballje do të luajë në Superiore përgjatë edicionit të ardhshëm.