Edon Zhegrova do të largohet nga Lil në këtë merkato. Sulmuesit shqiptar i ka mbetur edhe 1 vit kontratë, dhe presidenti Olivier Letang pret të arkëtojë të ardhura nga largimi.

“Zhegrova ka shprehur dëshirën për t’u larguar. Nuk më duket e përshtatshme ta mbajmë me një vit të mbetur në kontratë, sidomos në situatën aktuale ekonomike të futbollit francez. Po presim largimin e tij”, u shpreh presidenti i Lil.

Njukasëll është i gatshëm të mos kursehet për transferimin e Zhegrovës. 26-vjeçari spikati në sezonin e fundit të Champions, ndërsa u ndal më pas nga një dëmtim.

Tashmë është drejt rikuperimit të plotë dhe gati për sezonin e ri. Njukasëll do të luajë në Champions dhe eksperienca pritet të jetë emocionuese.