Xhiro e Italisë, kjo në edicionin e saj të 108-të, tashmë është gati për start. Në një prezantim spektakolar në Sheshin “Skënderbej”, që ka ardhur drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, është bërë prezantimi i 23 skuadrave pjesëmarrëse, të cilat do të sjellin në pedalim mbi 180 çiklistë.
Nga 9 maji deri më 1 qershor, gjithçka do të jetë për Giro d’Italia, ndërsa të premten nis nga Porti i Durrësit për të përfunduar në Romë pas 21 etapash. Jo vetëm ekipet, por janë prezantuar dhe katër fanellat, teksa më kryesorja është ajo rozë që do të jepet për fituesin e 108-të.
Po kështu dhe Kupa për fituesin e këtij edicioni. Shumë spektator në sheshin “Skënderbej”, madje të kombësive të ndryshme, ashtu sikurse janë kombësitë e ndryshme në skuadrat pjesëmarrëse të këtij edicioni në Xhiron e Italisë.
Mungon fituesi i edicionit të kaluar Pogaçar, por pretendenti kryesor mbetet Rogliç, së bashku me skuadrën e tij RedBull Bora Hansgroh. Ka dhe ekipet të tjera pretendente si Movistar, apo Kuik-Step, e pse jo dhe kandidatë të tjerë si individ.
Të premten çiklizmi rikthehet me etapën e parë Durrës – Tiranë, ndërsa gjithçka do të jetë drejtpërdrejtë në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, veçanërisht me emisionin “Xhiro shqiptare”, para dhe pas garës nën moderimin e gazetares Sabina Mete.