Basania do te luaje sot ndeshjen e rradhes ndaj Beselidhjes, ndeshje kjo qe do te luhet ne oren 13:00 ne stadiumin e qytetit te Lezhes. Nje perballje interesante ku padyshim qe te dy ekipet do te kerkojne fitoren.
Por duhet thene se situata te skuadra e Basanias nuk ka qene e mire kohet e fundit dhe shqetesimi kryesor jane demtimet e disa prej lojtareve te formacionit, çka ka sjelle “dhimbje koke” per trajnerin Lika.
I pari qe e pesoi ishte kapiteni Albert Mila i cili u pat demtuar ne ndeshjen me Terbunin dhe behet fjale per nje demtim te ligamentit te gjurit dhe me shume mundesi do te jete i detyruar t’i nenshtrohet nderhyrjes kirurgjikale.
E njejta situate edhe per mesfushorin Mario Kola. Ai eshte demtuar ditet e fundit ne stervitje dhe serish behet fjale per nje problem serioz dhe mungese te gjate. Si rrjedhoje kjo gje ka krijuar nje tjeter problem per stafin teknik.
Por nderkohe ne ndeshjen e kaluar ndaj Albanet, u demtua dhe la fushen e lojes para kohe edhe mbrojtesi i majte, braziliani Assuncao. Per te ka nje problem muskular dhe me shume mundesi nuk do te jete i gatshem per ndeshjen e sotme ndaj Beselidhjes.
Siç shikohet, tre mungesa jane te sigurta per kete takim, por nderkohe trajneri Lika ka marre te pakten nje lajm te mire ne kete pragndeshje. Sulmuesi brazilian Ferreira i cili prej kohesh ka qene i demtuar, ka disa dite qe ka nisur stervitjen dhe mund te jete i gatshem per sot. Ai ka rreth dy muaj me probleme dhe ende nuk ka debutuar me skuadren, por nisur nga mungesat qe ajo ka, nuk perjashtohet mundesia qe ta nise nga minuta e pare takimin e sotem./www.shkodrasport.com/