Nga Endri ÇINARI

Rei Shpuza është shpallur portieri më i mirë i muajit tek akademia Vllaznia. Djaloshi i ri është vlerësuar edhe nga tifozët nëpërmjet një votimi të hapur në rrjetët sociale. Duke qenë në këtë mënyrë gardiani më i mirë i muajit në të gjithë grupmoshat kuqeblu. Për ata që nuk e njohin, Shpuza aktivizohet me ekipin U-15 të Vllaznisë.

Skuadër që drejtohet nga Amarildo Belisha dhe aktualisht kryeson kampionatin e kësaj grup moshe. I ditëlindjes 04.05.2010, Shpuza shihet si një element i prespektivës për portën jo vetëm për Vllazninë, ku aktualisht është edhe kapiteni i skuadrës U-14, por edhe kombëtaren shqiptare. Portieri gjithashtu është pjesë dhe kapiten i kombëtareve rajonale U-14 dhe U-15.

E gjithashtu pjesë e kombëtares së madhe U-15, ku ka qenë vazhdimisht pjesë e kuqezinjëve. Për “Shkodra Sport” ai ka folur në një prononcim të shkurtër për këtë vlerësim.

Në fjalët e tij gardiani tha: “Jam i gëzuar për vlerësimin si portieri më i mirë i muajit tek Vllaznia. Dua ti falenderoj të gjithë shokët, trajnerin e familjen time.

Një portier që më pëlqen? Manuel Nojer është ai që kam qejf. Dua t’i ngjaj atij në të ardhmen sepse ai është më i miri.

Vllaznia e madhe? Është ëndrra ime dhe një ditë dua ta realizoj të luaj aty”.