Bylisi dhe Elbasani e kanë mbyllur me barazim 1-1, sfidën e vlefshme për javën e 25-të të Superiores. Asnjë nga skuadrat nuk u duk e kënaqur në fund, pasi rastet për fitoren nuk munguan për secilën.
Pjesa e parë foli më tepër për Elbasanin, që gjeti dhe golin me Tsage. Vendasit nuk ia dolën të lënë shenjë.
Në pjesën e dytë ishte tjetër panoramë. Shumë raste për shënim dhe me Bylisin që jo vetëm barazoi me Berkon, por tentoi përmbysjen.
Në fund të dy skuadrat mjaftohen me nga 1 pikë. Mezani debuton në këtë mënyrë, teksa përballë kishte Gvozdenoviç.
BYLIS 1-1 ELBASANI
64′ Berko – 11′ Tsage