Sezoni i ri ka nisur me trofe për Realin e Madridit, që në finalen e Superkupës së Europës ka mundur Atalantën 2-0. Sezoni 2024-2025 ka nisur fillon me një ndeshje që mban të njëjtin etiketë si ajo që përfundoi sezonin e kaluar.
Etiketa e preferuar e Vinicius. Etiketa e finales. Kur një titull është në lojë, braziliani dominon fushën. Ai ka humbur vetëm një nga njëmbëdhjetë që ka luajtur në sezonet e tij, tani shtatë të tillë, si lojtar i Realit të Madridit. Dhe ai është specializuar për të qenë vendimtar në to. Ai ka shënuar ose dhenë pasime për gol (asist) në shtatë nga tetë të fundit që ka luajtur Madridi: një kartëvizitë me shtatë gola dhe 4 asiste. Numrat tipikë të një “grabitqari” zone që të mërkurën në Varshavë ka dhuruar një tjetër paraqitje të denjë për “Topin e Artë”. Nëse Madridi u gjend në finalen e Superkupës së Europës dhe e fitoi atë, kjo është kryesisht për shkak të brazilianit.
Vinicius e bëri pjesën e tij jo vetëm me golin që vulosi triumfin kundër Dortmundit (Karvahal kishte bërë më parë 1-0) në finalen e Ligës së Kampioneve në Londër më 1 qershor. Gjatë rrugës për në “Wembley” ai pati gjithashtu shfaqje të shkëlqyera. Në ndeshjen e parë të gjysmëfinaleve, Reali përmbysi Bajernin me një dopietë të brazilianit në një mbrëmje në të cilën mbrojtja bavareze nuk ishte në gjendje ta ndalonte. Dhe në të vetmin moment dyshimi që Madridi kaloi sezonin e kaluar në “konkurrencën e tij”, Vini heshti zhurmën në “Bernabéu” me një gol kundër Lajpcigut në ndeshjen e dytë të raundit të 1/8 e finaleve në “Bernabeu”. Gjashtë gola në Ligën e Kampionëve dhe 24 gjithsej për t’u bërë golashënuesi më i mirë i Realit në La Liga dhe Champions. Dhe ai kishte një handikap: disa dëmtime e mbajtën jashtë për 71 ditë dhe e penguan atë të rriste numrin e golave.
Në çdo rast, këto shifra përfaqësonin sezonin e tij më të mirë si golashënues i Realit të Madridit, duke tejkaluar 23 golat e shënuar në sezonin 2022-23 dhe 2021-22. Rruga e nisur në sezonin e kaluar në Champions u kompletua në ndeshjen e parë të sezonit të ri në finalen e Superkupës së Europës me asistin e golit të parë të Valverdes. Ishte pikërisht sezoni 2021-2022 kur nis lidhja gati idilike e Vinicius me finalet, duke shënuar golin e Champions-it numër 14 në finalen e Parisit kundër Liverpulit. Në finalen e Kupës së Botës për Klube (shkurt 2023) ai mori pjesë në mposhtjen e Al-Hilalit me dy gola dhe një asist dhe sezonin e kaluar mundi Barcelonën në finalen e Superkupës së Spanjës me një trigolësh. Kontributi i Vinit në finalet e fundit plotësohet me asistet për Benzema, Rodrigo dhe Valverde në finalen e Superkupës së Spanjës e vitit 2022, finalen e Kupës së Mbretit 2023 dhe finalen e Superkupës së Europës përkatësisht.