Java e 6-të e kampionatit “Abissnet Superiore” uli siparin mbrëmjen e sotme me dy takimet e fundit AF Elbasani – Egnatia dhe Teuta – Dinamo City.Të dy takimet u mbyllën në barazim. Në “Elbasan Arena” ndeshja AF Elbasani – Egnatia përfundoi 0-0, ndërsa në “Niko Dovana” sfida Teuta – Dinamo City 1-1.

Si rrjedhoje ne baze te ketyre rezultateve, Vllaznia ka perfituar nga barazimi i Egnatias dhe si rrjedhoje tashme kryeson e vetme renditjen. Ajo ka arritur ne kuoten e 13 pikeve dhe mban vendin e pare e vetme.

Rrogozhinasit kane mbetur ne te dytin me dy pike me pak, ndersa Elbasani dhe Partizani ndajne vendet tre dhe kater me pike te barabarta, nga 9 secila. Nderkohe renditja mbyllet nga Bylis qe eshte i parafundit me 5 pike, ndersa mbyll renditjen Laçi me vetem 3 pike te grumbulluara ne 6 ndeshje te luajtura./www.shkodrasport.com/