Pas shume vitesh te jetuara ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ish- futbollisti i Vllaznise Sait Çanga eshte rikthyer serish ne Shqiperi, per te jetuar tashme ne Shkodres e tij te dashur. Prania e tij ne qytetin e lindjes kurrsesi nuk do ta linte ate pa marre rrugen drejt stadiumit ku eshte rritur.

Pikerisht per kete arsye behet e ditur se Klubi i Futbollit Vllaznia do te zhvilloje diten e sotme nje ceremoni te shkurter para fillimit te ndeshjes ndaj Tiranes per ta nderuar kete figure te njohur te futbollit shkodran.

Ish- mbrojtesi Çanga njekohesisht do te jete protagonist edhe i shkelmimit te topit te pare te kampionatit para fillimit te takimit. Klubi kuqeblu ka gjetur momentin e duhur per te nderuar ne kete menyre nje tjeter figure te njohur te tij.

Sait Çanga me Vllazninë ka arritur të fitojë tre tituj kampionë, pikërisht në vitet 1974, 1978 dhe 1983 si dhe i dy Kupave të Republikës në vitet 1979 dhe 1981. Ka qenë edhe lojtar i Kombëtares Shpresa pikërisht në sezonin kur ajo u rendit në tetë më të mirat e Europës./www.shkodrasport.com/