Nedim Bajrami la gjurmën e tij në fitoren 0-2 të Rangers në Malmo. Mesfushori i kombëtares shqiptare shënoi pas vetëm 55 sekondash lojë, duke u rikonfirmuar si lojtar i golave të shpejtë.
Falë paraqitjes së shkëlqyer në kryeqytetin suedez, Bajrami ka vendin e tij në formacionin më të mirë të javës së parë në Ligën e Europës nga Sofascore, një krenari për tifozët kuqezi.
Portieri i këtij formacioni është Vicario, kurse mbrojtja përbëhet nga Paredes (Bilbao), Caleta-Car (Lyon) dhe Jemelka i Viktoria Plzen.
Mesfusha ka Bajamin dhe tre lojtarë të tjerë: Olaru (Steaua), Verschaeren (Anderlecht) dhe Rasmus Kristensen (Frankfurt).Treshja e sulmit përbëhet nga Hugo Ekitike (Frankfurt), Dia (Lazio) dhe Hauge (Bodo/Glimt).