Cristiano Ronaldo së fundmi nënshkroi një rinovim kontrate me Al Nassr, ku do të qëndrojë për dy sezone të tjera, deri në vitin 2027 kur do të mbushë 42 vjeç. Një marrëveshje që dhe më shumë se ajo e mëparshmja, do ta mbushë sulmuesin portugez me para, siç zbuloi The Sun, e cila renditi zë për zë çdo detaj të kontratës së re.

Më thjesht, CR7 do të fitojë mbi gjysmë miliardi euro në dy vjet, por shifra mund të kalojë 600 milionë falë bonuseve dhe përfitimeve të tjera.

Paga bazë, nëse mund ta quani kështu, është 208.4 milionë euro në vit, në praktikë 6.5 euro në sekondë, të cilave duhet t’u shtohen 28.7 milionë bonuse nënshkrimi për sezonin e parë dhe 44.5 milionë për të dytin. Dhe pastaj janë bonuset e lidhura me performancën në fushë: 4.7 milionë nëse fiton titullin e golashënuesit më të mirë në Ligën Profesionale Saudite, 9.4 milionë nëse skuadra fiton kampionatin. Për më tepër, Ronaldo do të ketë të drejtë për 15% të aksioneve të Al Nassr, me vlerë 38.7 milionë euro.

Le t’i mbyllim llogaritë me përfitimet që lidhen me rinovimin. Familja e CR7 do të ketë në dispozicion 16 persona me kohë të plotë (duke përfshirë shoferë, mirëmbajtës shtëpie, shefa kuzhine, kopshtarë dhe personel sigurie) me kosto – të barabarta me 1.6 milionë euro në vit – të paguara nga Al Nassr. Së fundmi, klubi saudit do t’i vërë në dispozicion lojtarit 4.7 milionë euro në vit për përdorimin e një avioni privat.