Gerard Pique ka thënë se jeta e një futbollisti profesionist nuk është aq e lehtë sa duket.Duke folur në një transmetim të Ibai Llanos, ish-mbrojtësi i Barcelonës tregoi anën e vështirë të jesh futbollist.

“Ka raste kur nuk të vjen mirë, është një dramë, tani më duhet të luaj futboll në mëngjes… Nuk është mirë”, deklaroi fillimisht Pique.

“Mendoni të shkoni në stërvitje çdo ditë në nëntë të mëngjesit, në dhjetë të mëngjesit, të visheni me shortse, të provoni taktika, të bëni lojëra strategjike, është një dhimbje”.

“Po, është bukur të jesh futbollist, por nuk është aq tërheqës. Nuk të pëlqen të luash futboll çdo ditë kur ke luajtur futboll për njëzet apo njëzet e pesë vjet”, vazhdoi legjenda e Barcelonës.

Mbrojtësi bëri 616 paraqitje për Barcelonën, duke fituar nëntë La Liga dhe tre tituj të Ligës së Kampionëve. Ai doli në pension në vitin 2022. /Telegrafi/