Ermir Shimaj i Basanias është vlerësuar si presidenti më i përkushtuar, më korrekti dhe më seriozi ndër pesë presidentët e skuadrave veriore qe marrin pjese ne kampionatin e kategorise se dyte te futbollit shqiptar. Ky eshte verdikti i sondazhit te organizuar pak dite me pare nga gazeta “Shkodra Sport”.

Ajo ka pyetur lexuesit e saj: “5 skuadra të Veriut marrin pjesë në kampionatin e kategorisë së dytë, Basania, Besëlidhja, Murlani, Tërbuni dhe Veleçiku. Cilin prej presidentëve të këtyre ekipeve vlerësoni si më të përkushtuarin, më korrektin dhe seriozin në punën e tyre?”

Ne votim kane marre pjese nje numer i madh lexuesish dhe shumica e tyre, me shume se gjysma ose saktesisht 53 % e tyre kane votuar per presidentin e Basanias Ermir Shimaj. Lexuesit duket se kane vleresuar perkushtimin maksimal te tij i cili e krijoi para kater vitesh kete ekip dhe nje sezon me pare u shpall kampion i kategorise se trete, ndersa sivjet konkurron me dinjitet nje kategori me lart.

Nder presidentet e ketyre skuadrave ne vend te dyte ka rezultuar te jete Rrok Dodaj i Terbunit i cili ka marre 20 % te votave dhe lexuesit mesa duket kane vleresuar perkushtimin e tij per ta rikthyer serish kete skuader serish ne kategorine e pare. Ne vend te trete ne sondazh ka rezultuar te jete Perparim Rraboshta i Murlanit qe ka marre 13 % te votave.

Dy presidentet me pak te vleresuar kane qene ai i Beselidhjes- Gjoke Noka me vetem 9 % te votave dhe kjo si pasoje e problemeve me te fundit qe po kalon kjo skuader e cila nuk eshte me pretendente. Dhe i pesti, i fundit i vleresuar ne kete sondazh eshte Tonin Marinaj i Veleçikut i cili duket vertete shume larg pritshmerive qe kane tifozet e kesaj skuadre per mbeshtetjen qe ai duhet t’i jape skuadres se tyre te zemres./www.shkodrasport.com/