Mësohet se Chelsea i ka dhënë Milan një ultimatum në lidhje mbi një marrëveshje me portierin Mike Maignan, përpara afatit të mbylljes së merkatos së qershorit, mbrëmjen e së martës.
Dritarja e vogël e merkatos e hapur më datat 1-10 qershor për shkak të Botërorit për klube do të mbyllet pas disa orësh dhe “blues” janë ende në kërkim të një portieri cilësor për të ardhmen.
Chelsea do t’i japë fund interesimit të për portierin Mike Maignan, nëse një marrëveshje nuk mund të arrihet deri në afatin përfundimtar të së martës (ora 20:00). Të dy klubet kanë qenë në bisedime gjatë të hënës duke u përpjekur të arrijnë një marrëveshje që do të shihte që francezi nr.1 të transferohej te Chelsea.
29-vjeçari francez dëshiron të transferohet që këtë verë në “Stamford Bridge”, ndërkohë që ka ende edhe një vit kontratë. Çka do të thotë se verën e ardhshme ai mund të largohet si lojtar i lirë.
Londinezët janë të përgatitur t’i paguajnë Milan një maksimum prej 15 milionë eurosh për Maignan. Ata nuk do të paguajnë më shumë se kaq për një lojtar që do të jetë 30 vjeç muajin tjetër dhe i ka mbetur edhe një vit nga kontrata./telesport/