Besa e ka nisur me vrull punen per ndertimin e skuadres per sezonin e ri dhe pretendimi i saj i vetem padyshim qe do te jete ngjitja ne Superiore. Drejtuesit pikesepari kane konfirmuar dyshen Çela- Kuli edhe per nje sezon tjeter ne pankinen e kesaj skuadre dhe nderkohe ka nisur puna edhe per kompletimin e saj me lojtare cilesore.
Puna ka nisur qe me repartin e sulmit teksa eshte piketuar nje nga sulmuesit me te spikatur te kesaj kategorie, Redon Danaj. Lezhjani siç dihet sezonin e kaluar ka qene pjese e ekipit te Kukesit ku ka mbajtur edhe shiritin e kapiteni dhe tashme mund t’u bashkohet kavajasve.
Danaj më parë ka luajtur për Besëlidhjen, Shënkollin dhe Dinamon. Në edicionin e fundit të së Parës me ekipin e Kukësit, luajti 25 ndeshje dhe shënoi 8 gola.
Mesfushori do të shtojë vlerat e Besës, që deri tani ka pasur vetëm largime. Objektiv mbetet të ndërtohet sërish një skuadër konkurruese me objektivin e qarte per t’u ngjitur nje kategori me lart.