Gjerat nuk i kane shkuar ashtu si duhet tek skuadra e tij dhe si rrjedhoje ka vendosur ta mbylle para kohe kontraten. E kemi fjalen per sulmuesin shkodran Rubin Hebaj i cili nuk do te jete me pjese e skuadres CS Sfaxien.

Kjo e fundit duket se po kalon probleme te medha si rrjedhoje e burgosjes se presidentit te saj dhe kjo ka bere qe lojtaret kryesore te skuadres te largohen nga Tunizia duke i nderprere kontratat para kohe sepse edhe vete klubi nuk ka mundur dot t’i mbaje. Largimi nga CS Sfaxien konfirmohet edhe nga faqja e njohur transfermarkt sipas te ciles Hebaj tashme eshte pa ekip.

Ne keto rrethana, pas vetem 4 muajsh qendrimi ne Tunizi, Hebaj largohet nga ky vend dhe tashme ai eshte vene ne kerkim te nje skuadre te re per vazhdimin e karrieres. Ofertat per te sipas asaj qe meson “Shkodra Sport” nuk kane munguar dhe ne ditet e ardhshme do te saktesohet me shume ne lidhje me to.

Opsioni me i mundshem duket se do te jete rikthimi serish ne Uzbekistan, aty ku ne vitin 2023 duke luajtur ne rradhet e ekipit FC Andijon, u shpall edhe lojtari me i mire i kampionatit. Megjithate ende nuk eshte e qarte nese eshte serish Andijon qe po e kerkon apo ndonje skuader tjeter e ketij kampionatit. Gjithsesi brenda pak ditesh do te zbardhet çdo gje ne lidhje me kete transferim./www.shkodrasport.com/