Liga Evropës u rikthye me një zhurmë javën e kaluar dhe tani është radha e Ligës së Evropës, garës së dytë më të madhe të ekipeve evropiane, që merr në qendër skenën me një program të ngjeshur të ndeshjeve të xhiros së parë sot (e mërkurë) dhe nesër (e enjte).

Njësoj si me Ligën e Kampionëve, kjo nuk është e njëjta Ligë e Evropës që kemi parë më parë. Turneu është rritur nga 32 në 36 ekipe dhe formati është dukshëm i ndryshëm, duke pasqyruar një pamje të re.

Faza e mëparshme e grupeve me katër skuadra në tetë grupe nuk është më, e zëvendësuar nga një fazë lige në të cilën të gjitha klubet do të luajnë tetë ndeshje – dy më shumë se më parë dhe do të renditen në një tabelë të vetme me 36 ekipe.

Një ndryshim tjetër vendimtar është se 36 skuadrat që shihni në garë në ndeshjen e parë janë klubet e vetme që do të konkurrojnë në edicionin 2024-2025. Kjo është e drejtë, nuk ka më ekipe që bien nga Liga e Kampionëve në Ligën e Evropës, që do të thotë se Atalanta nuk do të jetë në gjendje të mbrojë trofeun.

Por, kush janë skuadrat favorite për të fituar trofeun e Ligës së Evropës në edicionin 2024/25, me finalen që zhvillohet në ‘San Mames’?
Superkompjuteri i kompanisë Opta ka simuluar 10,000 herë garën e edicionit 2024/25 dhe ka zbuluar shanset dhe ka konfirmuar përqindjet e secilës skuadër pjesëmarrëse të këtij edicioni dhe renditja e favoritëve është vërtet befasuese.

Favorit kryesor për të fituar trofeun është Porto me 17.8% shanse, ndërsa Athletic Bilbao vjen pas tyre me shanse prej 10.9%.Në pozitën e tretë është skuadra befasueses, Slavia Praga me 9.8% shanse, ndërsa pas tyre vjen Tottenham Hotspur me 8.6% dhe Roma e pesta me 8.2% shanse.

Gjiganti i Ligës Premier, Manchester United vlerësohen vetëm si favoriti i gjashtë me 7.1%, ndërsa pas tyre vjen Lazio (6.1%), Galatasaray (5.2%), Real Sociedad (3.6%) dhe Eintracht Frankfurt që mbyll top 10 me 3.6% shanse gjithashtu.Më poshtë keni listën e plotë të shanseve të secilës skuadër për të fituar Ligën e Evropës në edicionin 2024/25. /Telegrafi/