Besëlidhja mori fitoren dytë të dielën, ku në transfertë mundën Murlanin në shifrat 3-0. Besëlidhja ka nisur javën stërvitore anti-Iliria, ku të shtunën i presin fushëkrujasit në Lezhë.
Para nisjes së punës, Besëlidhja iu nënshtrua analizës. Pas presidentit Xhulio Noka, që përgëzoi skuadrën për fitoren ndaj Murlanit, foli trajneri Dritan Smajli i cili ndër të tjera tha:
“Skuadra po ecën mirë, por kemi mundësi edhe për më shumë. Edhe pse mbajmë kreun, është shumë herët për t’u kënaqur. Ndeshja ndaj Ilirisë është bankoprova me ngarkesë të plotë për ne, ndaj dua që këtë javë të përqendrohemi dhe mobilizohemi tërësisht për të marrë ngarkesat e duhura, si dhe minimizuar gabimet e vërejtura deri tani.
Kam besim, se ju do të jepni më të mirën e mundshme ndaj Ilirisë për të treguar forcën reale të ekipit. Edhe unë, së bashku me stafin do të punojmë fort me ju dhe do të përpiqemi të japim më të mirën e mundshme brenda kapacitetit tonë teknik”.
Ndeshja ndaj fushe- krujasve do te luhet diten e shtune ne stadiumin e Lezhes dhe padyshim qe e gjithe vemendja e kesaj kategorie do te jete e perqendruar aty sepse perballen dy prej ekipeve pretendente per ngjitjen nje kategori me lart.