Gjatë mbrëmjes së hënë është mbajtur Gran Galà del Calcio 2024, versioni italian i çmimeve të vitit, ku fituesit në fuqi të Scudettos, Interi, dominoi në mënyrë të pashmangshme ceremoninë.
Ngjarja u mbajt në Milano mbrëmjen e djeshme dhe të gjithë fituesit janë zgjedhur nga anëtarët e Shoqatës së Lojtarëve të Italisë (AIC).
Interi fitoi titullin e Serie A në një kampionat sezonin e kaluar, kështu që natyrisht dominoi edhe çmimet e vitit, duke përfshirë Simone Inzaghin si trajnerin e vitit dhe Interin si klubi i vitit.
Formacioni i vitit i Serie A përfshinte dy lojtarë që janë larguar nga Seria A, përkatësisht mbrojtësi i Arsenalit, Riccardo Calafiori dhe sulmuesi i Manchester United, Joshua Zirkzee, të cilët luajtën për Bolognën sezonin e kaluar.
Siç pritej, Lautaro Martinez u emërua ‘Lojtari i Vitit’ pasi ndihmoi Interin për të fituar titullin dhe fitoi gjithashtu çmimin ‘Capocannoniere’ me 24 gola.
Marcus Thuram mori gjithashtu çmimin për ‘Golin e Vitit’ pas goditjes së tij në shtator të 2023 gjatë fitores 5-1 të Interit në Derby della Madonnina ndaj Milanit, megjithëse ky ishte çmimi i vetëm i votuar nga publiku.
Lojtari i vitit
Lautaro Martinez (Inter)
Formacioni i vitit
Sommer (Inter); Bellanova (Torino/Atalanta), Bastoni (Inter), Calafiori (Bologna/Arsenal), Dimarco (Inter); Barella (Inter), Calhanoglu (Inter), Koopmeiners (Atalanta/Juventus); Zirkzee (Bologna/Man United), Lautaro Martinez (Inter), Thuram (Inter)
Trajneri i vitit
Simone Inzaghi (Inter)
Klubi i vitit
Inter
Gjyqtari i vitit
Daniele Orsato
Lojtari i ri i vitit në Serie B
Francesco Pio Esposito (Spezia)