Bruno Lulaj mund të quhet lojtar i Tiranës. Mbrojtësi dhe drejtuesit kanë arritur marrëveshjen për nënshkrimin e kontratës.
Zyrtarizimi pritet të vijë ditën e sotme ku Lulaj do të prezantohet në ambientet e klubit më të titulluar në vend.
Bruno Lulaj pritet të marrë vendin e Hoxhallarit në formacionin titullar te Tirana me trajnerin Shehi që e njeh mirë lojtarin të cilin e ka pasur shokë skuadre në kohën kur luantë të Skënderbeu.
27-vjeçari shihet si një përforcim me shumë vlera për kampionët të cilët synojnë të mbrojnë titullin e fituar në sezonin e kaluar.