Seria e doreheqjeve dhe e shkarkimeve nga pankinat e skuadrave te futbollit shqiptar vijon. Largimi i rradhes ka ndodhur diten e djeshme teksa ka qene trajneri i ekipit te Erzenit te Shijakut i cili nuk ka mundur te vazhdoje me dhe si rrjedhoje eshte larguar nga kjo detyre.

Per te, humbja ndaj Kastriotit ka rezultuar fatale. Krutanet i munden me rezultatin 3-2 brenda ne fushen e tyre dhe ne fund te takimit mesohet se trajneri Bespalla ka vendosur që të japë dorëheqjen nga posti i trajnerit të Erzenit.

Skuadra shijakase ka pësuar 6 humbje në 6 ndeshje të luajtura në kampionat dhe aktualisht zë vendin e fundit në renditjen e Kategorisë së Parë. Erzeni shënoi dje 2 golat e parë në kampionat, por nuk arriti që të provojë shijen e pikëve.

Renia nga Superliga ka lene pasoja tek shijakasit te cilet mesa duket do ta kene shume te veshtire te rikthehen serish aty, madje me gjendjen ku ndodhen aktualisht me shume mundesi kane te zbresin edhe nje kategori me poshte.