Basania ka marre piken e pare ne kampionat duke barazuar me rezultatin 3-3 ne ndeshjen e pare ne shtepi, ndaj nje ekipi pretendent si Luzi. Megjithate pjestaret e kesaj skuadre jane shfaqur te pakenaqur me piken e marre sepse nga menyra si u zhvillua loja pretedonin diçka me shume. Kete gje e ka thene edhe vete trajneri Haris Lika ne nje prononcim te dhene per gazeten “Shkodra Sport” pas ndeshjes.

“Ne meritonim te merrnim me shume se nje pike nga kjo ndeshja me Luzin sepse ishim dy here ne avantath dhe pas golit te dyte ne fakt duhej ta menaxhonim me mire situaten dhe djemte qe kemi me me eksperience ne skuader ndoshta duhej te ishin me te qarte ne veprimet e tyre.

Njekohesisht po vazhdojme e vuajme akoma gabimet shume femijenore dhe pakujdesite qe shfaqim ne zonen tone dhe po pesojme gola qe nuk duhet t’i pesojme, por besoj se shume shpejt do t’i korigjojme ato sepse do te punojme fort ne stervitje”- eshte shprehur ai.

Po çfare ekipi presim ne te ardhmen? Trajneri Lika shton: “Basania eshte ndertuar per te qene nje ekip i forte, pvaresisht se ne dy ndeshjet e para nuk kemi marre piket qe pretendonim. Humbja qe pesuam ne ndeshjen e pare ndaj Adriatikut ne Vore na ka demtuar paksa psikologjikisht, por njekohesisht edhe na ka bere se na ka kthjelluar per vazhdimesine.

Javen e ardhshme do te luajme ne Puke ndaj Terbunit. Ishte nje ndeshje e forte, nje “derbi” dhe ne gjate javes do te punojme fort per te korigjuar keto gabimet e verejtura ne dy ndeshjet e para dhe te shkojme atje sa me te pergatitur per te synuar marrjen e tre pikeve”./www.shkodrasport.com/