Vijojne sukseset e gjimnasteve shkodrane. Ato kane qene te suksesshme edhe ne garat kombetare te Kupes se Republikes organizuar ne qytetin e Beratit nga Federata Shqiptare e Gjimnastikes, gara keto për kategorinë e grup-moshave për femra dhe meshkuj.

Mes shumë ekipeve pjesmarrëse për çdo grupmoshë, ka marre pjese edhe ekipi i shoqates. Gjimnastika Vllaznia. Ekipi, që drejtohet nga trajneri Izmir Kashi dhe kolegët e tij, Shpresa Salja dhe Latif Kashi, u prezantua me gjimnastët e tij në të gjitha disiplinat e konkurimit, për femra dhe meshkuj.

Falë një përgatitje cilësore dhe sistematike në proçesin stërvitor, gjimnastët e ekipit Gjimnastika Vllaznia ishin më të mirët e aktivitetit. Ndër to, figurën më të mirë sportive e kanë bërë Maria Zefi e moshës 7-8 vjeçare, Mishela Bitanji e moshës 9-10 vjeçare, Merili Islami e moshës 11-12 vjeçare, Klea Marku mosha 13-14 vjeçare, të cilat u shpallën kampion në grupmoshat e tyre për femra.

Titujt kampion në grupmoshat e tyre në konkurimin individual, i fituan edhe gjimnastët meshkuj: Paulo Zefi, mosha 10-11 vjeçare, Eduard Zefi mosha 12-13 vjeçare.

Figurë të mirë sportive bënë edhe gjimnastët e tjerë shkodranë, Gresa Dragani vendi i dyte për moshën 15 vjeçare, Sara Moleci, vendi i trete mosha 13-14 vjeçare, për femra, si dhe për meshkuj, Oerdi Metani vendi i trete për moshën 10-11 vjeçare dhe Kristi Marku vendi i trete për moshën 12-13 vjeçare

Rezultatet e ekipit Gjimnastika Vllaznia:

Femra

Mosha 7-8 vjeç

Maria Zefi vendi i pare


Mosha 9-10 vjeç

Mishela Bitanji vendi i pare


Mosha 11-12 vjeç

Merili Islami vendi i pare

Mosha 13-14 vjeç

Klea Marku vendi i pare

Sara Moleci vendi i trete


Mosha 15+

Gresa Dragani vendi i dyte


Meshkuj

Mosha 10-11

Paulo Zefi vendi i pare

Oerdi Metani vendi i trete

Mosha 12-13

Eduard Zefi vendi i pare

Kristi Marku vendi i trete