Brajan Gruda do zyrtarizohet në orët në vijim në rradhët e Brighton në kampionatin anglez. Ky lajm jepet i sigurt nga ana e mediave në Gjermani e po ashtu edhe nga eksperti i merkatos, Gianluca Di Marzio. I cili thekson se këmbëngulja ka qenë e madhe prej disa javësh nga ana e klubit anglez. Dhe tashmë marrëveshja është zyrtare dhe pritet vetëm prezantim i sulmuesit në rradhët e bardhebluve.
Kështu Gruda lë Mainzin dhe kampionatin gjerman ku u rrit dhe zhvillua si futbollist për të kaluar në Premier League. Duke u bërë kështu pjesë e kampionatit më të fortë në Botë. Por ajo që bie në sy është edhe shuma e paguar nga ana e Brighton. Anglezët për të siguruar shërbimet e 20-vjeçarit kanë derdhur një shumë prej 30 milionë eurove në arkat e Mainz.
Në këtë mënyrë, mëngjërashi bëhet futbollisiti i tretë shqiptar më i shtrenjtë në histori. Para tij qëndron në vendin e parë Granit Xhaka. Ku për mesfushorin në momentin që kaloi nga Borussia tek Arsenal u paguan 45 milionë euro nga ana e topçinjëve. Nga futbollistët me origjinë shqiptare, i dyti për transferimin më të shtrenjtë renditet Shkodran Mustafi. Për ish-mbrojtësin e kombëtares gjermane, Arsenal pagoi 35 milionë euro për ta transferuar nga Valencia.
Tashmë i treti në këtë renditje është Brajan Gruda, i cili vetëm 20 vjeçar dhe kartoni i tij është blerë për 30 milionë euro. Renditja e futbollistëve shqiptarë më të shtrenjtë vijon me emra si: Vedat Muriqi për të cilin Lazio pagoi 21 milionë euro tek Fenerbahce. Xherdan Shaqiri nga Inter në Stoke për 17 milionë euro. Po ashtu Amir Rrahmani i cili u transferua nga Verona tek Napoli për 14.2 milionë euro. .
Endri ÇINARI