Arthur Melo, Facundo Gonzalez dhe Tiago Djalo nuk janë pjesë e projektit të Igor Tudor te Juventusi dhe po kërkojnë një klub të ri këtë verë. Sipas La Gazzetta dello Sport, mesfushori brazilian Arthur është kontaktuar nga ish-klubi i tij, Gremio, i cili dëshiron ta rikthejë në Brazil.
Megjithatë, lojtari po pret gjithashtu një ofertë nga ndonjë klub evropian. Arthur nuk ka veshur fanellën bardhezi që nga viti 2022, duke kaluar tre sezonet e fundit në huazime te Liverpool, Fiorentina dhe Girona.
Ndërkohë, mbrojtësit Facundo Gonzalez dhe Tiago Djalò, të cilëve kontratat iu skadojnë në verën e vitit 2026, nuk bindën gjatë parasezonit dhe nuk do të jenë pjesë e planeve të Tudor për sezonin e ri.
Te dy janë në listën e transferimeve dhe drejtuesit bardhezi janë të hapur për bisedime.
Në krahun tjetër, Juventusi ka vendosur të mbajë Manuel Locatellin, i cili shihet si pjesë kyçe e projektit.
Klubi ka refuzuar një ofertë prej 25 milionë eurosh nga Al Ahli për mesfushorin italian, duke konfirmuar se lojtari është i paprekshëm në merkato. Locatelli pritet të ketë një rol udhëheqës në mesfushë këtë sezon. /Telegrafi/