Ne Tirane qe prej dites se djeshme ka nisur kampionati Ballkanik i volejbollit per 20 vjeçarët dhe Shqiperia merr pjese ne grupin A bashke me Kosoven dhe Turqine.
Ndeshja e pare per kuqezinjte eshte luajtur ne sallen sportive “Feti Borova” ndaj ekipit kosovar dhe ata kane fituar me rezultatin e paster 3-0. Ka qene nje takim i dominuar nga kombetarja jone e cila e nis mbare pjesmarrjen ne kete kompeticion te rendesishem.
Nderkohe pjese e rendesishme e saj jane edhe tre volejbolliste shkodrane. Behet fjale per Arsen Vjerdhen, Gilman Talanin dhe Mario Lugaj. Vjerdha ka qene titullar ne te gjithe ndeshjen ndersa Talani e Lugaj kane luajtur nje set e gjysem, por duke dhene edhe ata kontributin e tyre ne kete sukses te pare.
Padyshim qe te tre keta lojtare do te jene te rendesishem edhe ne ndeshjet e mbetura sepse jane volejbolliste te cilet kane spikatur me paraqitjet e tyre edhe tek ekipi i Vllaznise dhe kete gje po e bejne tashme edhe ne kombetaren U20.
Shqiperia do te luaje neser ne oren 20.00 ndeshjen e dyte ne grup, kete here ndaj Turqise, ndeshje kjo qe do te percaktoje edhe renditjen perfundimtare te saj dhe shanset jane te medha qe ajo te vazhdoje me tej rrugetimin drejt fitimit te ketij trofeu./SHKODRA-SPORT.COM/