Pasditen e sotme ka filluar kampionati kombetar i 21 vjeçareve dhe ndeshja hapese e tij ka qene ajo ne mes Partizanit dhe Vllaznise, e luajtur ne stadiumin e ri te te kuqve ne kryeqytet.

Ne perfundim te ndeshjes eshte fiksuar rezultati i barabarte 2-2, ku kane qene vendasit ata qe kane shenuar dy heret te paret, nderkohe qe ne pjesen e dyte kane shenuar po aq shkodranet duke ndare ne kete menyre nga nje pike secili.

Por ajo qe ka rene ne sy ne kete ndeshje, ka qene prania ne formacionin e Partizani U21 e nje futbollisti shkodran. Behet fjale per sulmuesin Albi Shpuza i cili ka luajtur per 90 minuta si titullar ne kete takim. Ai ka patur disa mundesi per te kaluar ne ekipe te tjera brenda dhe jashte vendit, por ne fund ka vendosur te qendroje ne Shqiperi dhe ka zgjedhur kesisoj Partizanin.

19 vjeçari shpreson shume qe te spikase tek kjo skuader dhe te fitoje vemendjen e stafit te ekipit te pare duke ndjekur kesisoj rrugen e xhaxhait te tij, Zamir Shpuza, i cili gjate karrieres se tij u pat aktivizuar me shume sukses edhe me fanellen e Partizanit dhe madje ka lene gjurme me te./SHKODRA-SPORT.COM/