E merkura ka shenuar seancen stervitore te rradhes per ekipin e Vllaznise qe po i jep doren e fundit pergatitjeve per sfiden e se shtunes ndaj Egnatias qe do te luhet ne oren 15:00 ne Rrogozhine.

Ajo qe bie ne sy ne fotot e kesaj seance te publikuara nga ana e vete klubit shkodran, eshte prania ne kete seance serish e dy lojtareve te rinj, mesfushoreve William Cungu dhe Ersi Zaganjori. Ato vazhdojne te jene ne syrin e stafit teknik te ekipit te pare dhe padyshim qe kjo i ka motivuar edhe me teper ata.

Por nga ana tjeter, nje tjeter 18 vjeçar, Arval Maliqi diten e sotme ka udhetuar bashke me ekipin U21 drejt Tiranes dhe ka luajtur ne ndeshjen e pare te kampionatit ndaj Partizanit. Ashtu siç kane bere edhe dy lojtaret e rinj te ekipit te pare, Paulo Pjeshka dhe Antonio Delaj.

Duket qe sivjet gjerat do te funksionojne me mire ne klubin kuqeblu dhe elementet e rinj me te spikatur do te jene vazhdimisht te pranishem ne stervitjet dhe ndeshjet e ekipit te pare, por edhe atij U21 sepse vetem keshtu mund te rriten nga ana profesionale.

Keto dite qe po sterviten me ekipin e pare sigurisht qe do te mbesin gjate ne mendjen e Cungut dhe Zaganjorit dhe kuptohet qe ata mbesin me shpresen qe dita kur te jene pjese e perditshme e kesaj stervitje, te mos jete e larget./SHKODRA-SPORT.COM/