Ka disa vite qe trajnon ekipe te ndryshme, por ndoshta dje per here te pare i kane shpetuar lotet. Dhe kane qene lot gezimi. Basania, skuadra e drejtuar prej tij siguroi ngjitjen ne kategorine e dyte te futbollit shqiptar dhe ky moment i ka shkaktuar shume emocione.

E kemi fjalen per trajnerin Fatjon Hasanaj. Gjate intervistes se tij per “Shkodra Sport” pas ndeshjes se fundit te fituar 2-1 ndaj Arnises, ai i pyetur pikerisht per emocionet e perjetuara, eshte detyruar ta nderprese intervisten sepse lotet e tij “e kane tradhetuar”.

Kjo eshte ndjesia qe te jep futbolli dhe suksesi dhe trajneri i Basanias e ka provuar diten e djeshme. “Kam perjetuar emocione te medha sepse ky ishte nje ekip i krijuar rishtazi dhe gjithçka ishte bere me doren time, sa i takon blerjeve bashke me presidentin dhe kisha shume besim tek keto lojtare.

Edhe pse gjerat shkuan deri ne kete pike, sepse ne fakt duhej ta kishim arritur me perpara objektivin tone dhe jo ne ndeshjen e fundit per te qene para nje presioni te tille kaq te madh. Gjithsesi une jam krenar per keto djem qe po stervis”.

Te plote prononcimin e trajnerit te Basanias Fatjon Hasanaj mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: