Prej shumë muajsh në Gjykatën e Lartë është në pritje zhvillimi i çështjes mes Bashkisë Tiranë, një kompanie private dhe palë e tretë KF Tirana.

Bashkia Tiranë ka kërkuar nga shoqëria që ka disa ambiente të stadiumit prishjen e kontratës. Nga lirimi i ambienteve do të përfitonte edhe KF Tirana, sepse do të merrte në administrim një pjesë të zyrtareve që janë dhënë nga bashkia me qira një subjekti tregtar.

Bashkia ka prishur kontratën, por subjekti tregtar ka fituar çështjen edhe në Apel me objekt: “Detyrimin e palës së paditur për të respektuar kontratën administrative nr. 3546 rep, nr. 527 kol, datë 14.12.2004, të lidhur mes palëve deri në përfundim të afatit të saj”.

Në këto kushte Bashkia Tiranë ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, me numër çështje “31001-00406-00-2020”, regjistruar në datë 15.6.2020.

Nëse Gjykata e lartë pranon rekursin atëherë KF Tirana rimerr ambientet, por nga ana tjetër, në njëfarë mënyre i hapet rruga projektit për stadiumin e ri. Çështja është ende në pritje të një date për gjykim, ndërsa relator i çështjes është Sokol Sadushi.