Tirana do të luajë ditën e shtunë sfidën e javës së 25-të të Superligës. Klasikja e futbollit shqiptar do të luhet në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi” dhe do të nisë në orën 16:45.

Tirana kryeson kampionatin shqiptar dhe do të kërkojë të rikthehet te fitorja pas barazimit në derbi, ndërsa Vllaznia do të tentojë të fitojnë për të arritur Europën.

Në këtë takim nuk mungojë as prezenca e tifozëve bardheblu që përmes një postimi në rrjetet sociale kanë bërë me dije se do të jenë të pranishëm në Shkodër. “Tirona Fanatics” shkruan se të shtunën do të udhëtojnë drejt Shkodrës dhe prezenca për tifozët në këtë takim është detyrim.

Postimi i “Tirona Fanatics:

Te shtunen udhetojme drejt Shkodres aty ku TIRONA lu ndeshjen e rradhes…

Prezenca per te gjithe eshte detyrim!

Detajet e transfertes do te dalin ne nje njoftim te dyte.