Një nga lojtarët e spikatur të rrogozhinasve- Redi Kasa, e ka mbyllur aventurën e tij të dytë em Egnatian. Ndonëse mungon edhe zyrtarizimi i largimit nga kampionët, sulmuesi duket se ka gjetur ekipin e ri.

Mjaft befasuese është lëvizja e tij. Kasa mësohet se është shumë afër kalimit te Elbasanit, teksa pritet të vihet nën urdhat e Ivan Gvozdenovic. Ky i fundit pëlqen karakteristikat e 23-vjeçarit dhe e shikon si të duhurin për sezonin e ri.

Redi Kasa iu bashkua kampionëve në merkaton e janarit dhe pas 6 muajsh ka mbyllur aventurën me rrogozhinasit. Por duhet thene se nese ne sezonin e pare spikati menjehere, nuk ndodhi keshtu ne rikthimin e tij ne skuader.

Hapesirat per te nuk ishin ato te duhurat dhe per kete arsye duket se ka ardhur edhe divorci, megjithate Kasën e duan ne Elbasan dhe kjo do te thote se ky lojtar do te vazhdoje te tregoje gjera te bukura ne kampionatin shqiptar.