Pas largimit nga skuadra e Lirise se Prizrenit, futbollisti shkodran Abaz Karakaçi duket se do te mbese serish ne kampionatin kosovar te Liges se Pare. Kjo sepse ai duket shume prane firmes me njeres prej skuadrave pjesmarrese te tij.
Gazeta “Shkodra Sport” meson se behet fjale per ekipin e Vushtrrise. Drejtuesit e kesaj te fundit e kane pikasur prej kohesh lojtarin i cili fale edhe eksperiences se tij ka bere paraqitje te mira me Lirine gjate sezonit te kaluar. Madje tek kjo skuader ai ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit.
“Divorcin” me prizrenasit ai e ka zyrtarizoi pak dite me pare, por duket se 32 vjeçari shkodran do te mbese vetem pak kohe pa skuader sepse ne ditet ne vazhdim pritet firma me Vushtrrine.
Kjo e fundit eshte nje nga skuadrat me me tradite ne futbollin kosovar dhe sivjet ishte shume prane ngjitjes ne Superlige, por deshtoi vetem ne ndeshjen e play-off ndaj Llapit. Gjithsesi drejtuesit e Vushtrrise duken shume te vendosur per t’u rikthyer ne eliten e futbollit kosovar dhe per kete arsye duan te ndertojne nje skuader edhe me solide per sezonin e ri.
Pikerisht per kete arsye po tentojne pikesepari te bindin Karakaçin te behet pjese e tyre dhe pas tij edhe lojtare te tjere cilesore, me te cilet objektivi “Superlige” do te jete me i arritshem.(www.shkodrasport.com)