HomeFUTBOLLUEFA përzgjedh Enea Jorgjin për të drejtuar Turqi- Islandë

UEFA përzgjedh Enea Jorgjin për të drejtuar Turqi- Islandë

UEFA ka caktuar gjyqtarë shqiptare për të drejtuar një ndeshje shumë delikate për kualifikimin në Ligën B në Ligën e Kombeve. Turqia pret Islandën në një ndeshje që mund të ketë një peshë të rëndësishme për kualifikimin e mëtejshëm në grupin B4 dhe dueli do të drejtohet sot nga Enea Jorgji.

Islanda ka fituar ndeshjen e parë ndaj Malit të Zi ndërsa Turqia është ndalur në barazim nga Uellsi. Kjo bën që dueli i sotëm të jetë shumë delikat sepse një fitore e nordikëve do t’i vinte në pozita shumë komode për fitoren e grupit.

Jorgji është caktuar të drejtojë ndeshjen që zhvillohet në Izmir me ndihmën e dy asistentëve Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj, ndërsa gjyqtar i katërt është ndërkombëtari tjetër, Eldorjan Hamiti.

Edhe gjyqtari Kreshnik Bajramaj është caktuar si asistent në VAR, pasi gjyqtari përgjegjës në VAR është italiani Luka Paireto.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments