Problemet e ekipit te Murlanit i cili e ka nisur vetem pak dite me pare stervitjen, jane reflektuar me se miri ne ndeshjen e pare te kampionatit, ate qe ka zhvilluar pasditen e sotme ne Koplik ndaj Veleçikut vendas, kur eshte mundur me shifrat e thella 8-1.

Murlani ka rezistuar vetem 29 minuta deri tek shenimi i golit te pare me autor sulmuesin Brajan Shekaj sepse me pas, ata jane “shkermoqur” ne fushen e lojes. Shekaj do te shenonte 5 gola te tjere ne kete ndeshje duke shenuar ne total 6 here dhe duke e hedhur qe tani kandidaturen e tij per te qene golashenuesi me i mire i kampionatit.

Dy golat e tjere kane per autore futbollistet Florian Pjetracaj dhe Albi Brojaj, nderkohe qe golin e vetem per Murlanin ne kete ndeshje e shenoi futbollisti Jurgen Uku.

Kjo humbje ne shifrat e thella 1-8 padyshim qe e rendon shume ekipin e Murlanit, por trajneri Pepaj dhe futbollistet e tij do te mundohen te bejne me te miren ne ndeshjet e ardhshme, per te dale sa me shpejt nga kjo situate.

Por nga ana me kete fitore, Veleçiku jo vetem e starton mabre kampionatin por ky trepikesh do te jete nje motiv me shume per te bere mire edhe ne ndeshjet e ardhshme dhe pse jo, per te pretenduar me shume sesa mesi i tabeles se renditjes./www.shkodrasport.com/