Veleçiku po vijon me pergatitjet per startin e kampionatit dhe nderkohe perpos seancave te ngjeshura stervitore, drejtuesit e klubit jane duke u munduar t’i siguroje edhe disa ndeshje miqesore.

E rradhes, pas asaj me Basanian javen e kaluar, do te jete ajo e se shtunes ndaj Terbunit e cila pritet te luhet serish ne Koplik. Nje gje e tille eshte bere e ditur nga drejtori sportiv Nuri Rexha i cili ka premtuar se skuadra do te forcohet edhe me lojtare te tjere dhe do te behet edhe me e forte se vjet.

Po ashtu, drejtori Rexha ka bere te ditur se javen e ardhshme do te kete edhe nje miqesore te fundit me Ilirine, teksa mbetet per t’u percaktuar vetem vendi se ku do te luhet, ne Koplik apo ne Fushe- Kruje.

Veleçiku i ka nisur me vonese pergatitjet dhe ndonese kontigjenti i lojtareve ne dispozicion te trajnerit Duli eshte disi i cunguar, serish ka shprese qe gjerat do te marrin per mire ne ditet e ardhshme, pikerisht ne prag te startit te kampionatit te ri.

Kujtojme qe kampionati do te nise me 21 shtator dhe sipas kalendarit te hedhur diten e sotme, Veleçiku ne ndeshjen e pare do te prese ne fushen e tij ekipin e Murlanit, ndersa ne javen e dyte do te udhetoje drejt Fushe- Krujes per t’u ndeshur me Ilirine, me pas do te prese Adriatikun e keshtu me rradhe./www.shkodrasport.com/