artizani udhëton për në transfertën e Rrogozhinës ku e pret Egnatia, nesër në orën 16:00. Trajneri i “demave”, Veselinoviç, ka folur në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të sfidës që vlen për javën e 7-të të Superiores.

Fjala e trajnerit të Partizanit, Veselinoviç:

“Prej një muaji që jam këtu, e kam ndjekur skuadrën e Egnatias, kanë disa kohë që luajnë së bashku, kompaktë, me konfidencë, kanë atë sistemin e tyre automatik të lojës. Përballë kemi një skuadër me mjaft kualitete.

Çdo skuadër ka dobësitë dhe pikët e forta, janë të ndryshme në çdo ndeshje, si Tirana dhe Egnatia janë të forta por të ndryshme në idetë e tyre. Duhet ta përgatisim këtë ndeshje si gjithmonë, pasi kemi një kundërshtar të fortë. Koha dhe ajo që tregon fusha e lojës mund të na sjellë surpriza, duhet një skuadër e përqëndruar për 90 minuta për ti bërë ballë Egnatias.

Problemet shqetësore dhe fizike janë normale pasi në 15 ditë kemi zhvilluar 4 ndeshje, por do të rikuperohemi dhe do të kemi kohën e duhur për tu përgatitur për ndeshjen e ardhshme. Unë e di që doni t’ju jap emrat të cilët do të jenë gati por s’mundem, jam duke punuar me njerëz fantastikë dhe e shijoj çdo ditë në fushë me lojtarët e mi. Është kënaqësi të punosh me lojtarë të rinj. Çdo ndeshje është një histori e re, disa futbollistë ikin, skuadrat kanë pasur ndryshime, ato mund të humbasin energji. Nuk duhet të mendojmë për çfarë ka kaluar por për atë që na pret nesër. Egnatia është kampione, dhe shumë skuadra mund ta fitojnë këtë vit, rivaliteti është një gjë e mirë për kampionatin shqiptar.

Ne kemi potencial dhe forcë për të shfaqur, por nëse analizojmë çdo detaj është gjithçka që duhet ta shpjegoj për ecurinë e skuadrës. Nëse një lojtar i mirë largohet disa të tjerë marrin pozicione të reja, e gjithë kjo është një proces që synojmë ta përmirësojmë çdo ditë.

Është problem pjesa e golit dhe nuk ka rëndësi kush synon, nëse një sulmues duhet të shënojë 17 ose 20 gola është më e mira që të jenë të shpërndarë ti bëjnë 4 ose 5 lojtarë. Ne duhet të punojmë dhe kemi strategjinë tonë për të zhvilluar ndeshjen pasi sapo kemi shënuar kundër Laçit dhe Dinamos ne e kemi pësuar. Kërkoj që në fushë të kem një skuadër kompakte dhe në një linjë. Skuadra në disa raste nuk më përgjgjet por kjo është puna ime që ta përmirësoj. Kemi respekt për çdo rival, për mua është e rëndësishme që djemtë e mi të luajnë së bashku. Ka disa ndeshje që mund t’i fitosh dhe me fat, dhe mesazhi im është që duhet vetëm punë, punë, punë”.