Nga Maringlen ZHIVANI
Futbollistet amerikane duket se janë të “dashuruara” me Vllazninë. Në vitet e fundit, ekipi shkodran ka patur shumë lojtare nga ky vend në rradhët e saj dhe së bashku kanë arritur jo pak suksese. Ndërkohë, së fundmi ka ardhur një futbolliste tjetër dhe bëhet fjalë për Bianca Azar Coad, e cila luan në repartin e sulmit.
Ajo është 26-vjeçe dhe pritet të jetë një forcë e rëndësishme për Vllazninë në kampionat. Në prononcimin për mediat, Coad u shpreh se ndihet shumë e lumtur që është bërë pjesë e Vllaznisë.
“Ndihem shumë mirë këtu. Është një emocion të luaj për Vllazninë. Këtu është pak ndryshe, por tani kam filluar duke u ambientuar. Vllaznia është një ekip i madh në arenën europiane dhe kjo është një mundësi e mirë për mua për të luajtur në nivelet më të larta”,-tha sulmuesja e Vllaznisë, Bianca Azar Coad.
Prononcimin e saj të plotë mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të gazetës “Shkodra Sport” në Youtube, duke klikuar në linkun e mëposhtëm.