Vllaznia ka udhetuar sot drejt Korçes ku do te luaje mbremjen e neserme ndeshjen e rradhes per kampionat ndaj Skenderbeut vendas. Nje sfide qe pritet me interes ne te dy kampet dhe padyshim qe secila prej skuadrave do te tentoje fitoren. Ne kampin shkodran jane te vendosur per ta bere nje gje te tille dhe kete e ka deklaruar edhe trajneri Thomas Brdariç ne konferencen e sotme per shtyp.
“Unë mezi po pres që ta zhvilloj këtë sfidë. Është një kundërshtar i fortë, pasi kemi luajtur edhe në “Final 4” në sezonin e shkuar kundër tij. Kanë një mënyrë të luajturi dhe stili të bukur loje, por ne do të bëjmë më të mirën kundër tyre.
Nuk kemi asgjë të re me dëmtimet. Kemi thuajse të njëjtënm situatë. Është një sfidë e madhe për ne dhe puna ime me gjithë stafin është që përgatitemi me këtë kontigjent që kemi. Me përjashtim të Krymit që do të shikohet deri nesër për gjendjen e tij, të tjerët janë ato në më të mirën e mundeshme. Në ndeshje të tilla duhet që të tregohemi të zgjuar dhe të implementojmë ato që kemi bërë gjatë proçeseve stërvitore. Lojtarë si Gruda dhe Kahrimanoviç do të mugojnë edhe më gjatë, por ne do të punojmë me këtë lojtrë që kemi në dispozicion.
Nuk kam qejf që të lë asnjë pikë. Unë jam vetëm për fitore dhe jam i bindur që ne do të shkojmë për të fituar në Korçë. Por na duhet që të implementojmë gjërat që bëjmë në stërvitje për të arritur tek fitorja”- ka thene nder te tjera trajneri kuqeblu.
Te plote prononcimin e Thomas Brdariç ne konferencen e sotme per shtyp mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: