Skuadra e Vllaznise eshte kthyer sot nga Sllovenia pasi ka zhvilluar atje pjesen me intensive te pergatitjeve per ndeshjet europiane. Nderkohe drejtori sportiv Vioresin Sinani ka dhene nje interviste per mediat ku ka folur per pergatitjet, per ndeshjet miqesore te zhvilluara atje dhe per ndeshjet europiane.

Njekohesisht eshte ndalur edhe tek çeshtja “Gruda” per te cilen ka thene se te Vllaznia e konsiderojne lojtarin pjese te tyre dhe nga ana tjeter e presin ne stervitje diten e shtune.

“Ne e konsiderojme nje pjese te rendesishme te Vllaznise dhe trajneri Martini e vlereson maksimalisht si futbollist Gruden. Ai eshte nen kontrate me Vllaznine dhe besoj se te shtunen kur ekipi te rikthehet ne fushen e stervitjes, ai do te jete i pranishem”- eshte shprehur nder te tjera drejtori Sinani.

Te plote prononcimin e tij mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: