Gilman Lika prej gati nje viti jeton ne Emiratet e Bashkuara Arabe, atje ku po ushtron edhe detyren e trajnerit te ekipeve te moshave, por sigurisht qe synimet e tij jane per t’u rikthyer serish ne Shqiperi dhe madje me shume ambicie.

Ai eshte duke perfunduar edhe kursin e trajnerit per licensen UEFA PRO dhe deshira e endrra e tij padyshim qe eshte te punoje me nje nga ekipet e njohur te kampionatit shqiptar, ku padyshim qe Vllaznia eshte ne prioritetet e tij.

“Jam mire ne Abu Dhabi, ne Emiratet e Bashkuara Arabe, por synimet e mia jane per te mos qendruar gjate atje. Une deshiroj qe te rikthehem dhe te behem pjese e ndonjerit prej ekipeve me emer ne futbollin shqiptar si Tirana, Vllaznia, apo Partizani.

Une shkodran jam, te Vllaznia kam luajtur dhe mendoj se ne nje te ardhme ta kem mundesine edhe ta drejtoj kete skuader. Ne nje te ardhme te afert e kam fjalen, ndoshta jo me shume se pas 2-3 vitesh”- eshte shprehur ish-kapiteni kuqeblu.

Te plote intervisten e Gilman Likes mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: