Tek Laçi e kane me sy shume te mire mbrojtesin shkodran Argent Delaj. Ndonese eshte vetem 17 vjeç ai eshte tashme pjese e ekipit te pare dhe madje ne ndeshjen e fundit miqesore, ate ndaj Teutes te luajtur te merkuren ne Durres, eshte aktivizuar ne pjesen e dyte duke bere nje performance te mire.
I formuar tek “Djelmnia shkodrane” ky futbollist sezonin e kaluar luajti me Laçi U19 sipas marreveshjes ne mes presidenteve Kulla e Laska dhe aty, pavaresisht se me i riu ne moshe ka bere nje paraqitje shume te mire. Nje gje e tille ka vene ne levizje drejtuesit kurbinas per te mos e lejuar te largohet.
Si rrjedhoje hapi i pare qe kane bere ka qene perfshirja e tij ne ekipin e pare, por kjo jo vetem per numer. Ai vleresohet shume per elementet e futbollit qe zoteron dhe disa karakteristika te lojes se tij dhe per kete arsye e shohin si nje investim per te ardhmen.
Trajneri Cungu po mundohet t’i jape gradualisht hapesirat e duhura dhe aktivizimi ne miqesoret e prag- sezonit eshte treguesi me i mire se Argent Delaj po merr vemendjen e duhur. Ky eshte momenti i tij dhe 17 vjeçari shkodran duhet ta shfrytezoje ate./www.shkodrasport.com/