Kishte kohe qe flitej por vetem sot eshte zyrtarizuar me hedhjen e firmave ne kontrate. Vllaznia e boksit do te kete nje presidence te re, te perbere nga tre biznesmene te suksesshem ne Gjermani e Angli, pikerisht vellezerit Ndou, Mondi dhe Gjovalini si dhe ortaku i tyre Melser Abdyli.
Kontrata eshte firmosur mesditen e sotme nga kryetari i Shoqates “Vllaznia Boks” Zef Gjoni dhe presidenti i kompanise “LCF Elektro” Mondi Ndou. Nga sa mesohet, ajo nuk ka kohezgjatje por te drejtuesit e rinj kane premtuar se do te bejne me te miren e tyre per ta çuar boksin shkodran edhe me lart.
Gjoni ne prezantimin e presidences se re, u shpreh se financimi i tyre per boksin shkodran ka kohe qe ka filluar, duke nisur nga dy aktivitetet e shkelqyera te boksit profesionist qe kane organizuar ne Frankfurt dhe Shkoder, me pas me financimin e fazes pergatitore ne Velipoje dhe se fundi me blerjen e nje furgoni qe do te jete gjithnje ne dispozicion te boksiereve te Vllaznise.
Nderkohe presidenti i ri Mondi Ndou u shpreh se planet e tyre jane afatgjata dhe ne bashkepunim edhe me Bashkine Shkoder, te nderhyjne edhe ne infrastrukture per te bere te mundur afrimin e sa me shume te rinjve tek sporti i boksit./www.shkodrasport.com/