Kampionet ne fuqi te vendit, volejbollistet e Skenderbeut, kane rezultuar shume te forta per kundershtaret e tyre nga Shkodra ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Tamara Nikolla” te Korçes. Si rrjedhoje vendaset kane fituar me rezultatin e paster 3-0.
Skenderbeu nuk e ka patur aspak te veshtire ta fitoje kete perballje e cila nuk ka zgjatur shume. Seti i pare eshte mbyllur shume shpejt sepse Vllaznia ka shenuar vetem 13 pike perballe 25 te kundershtarit. Disi me ndryshe ka qene seti i dyte qe eshte shoqeruar me me shume rivalitet.
Por gjithsesi vajzat kuqeblu kane shenuar vetem 19 pike ndersa i treti ka qene thjesht nje formalitet per Skenderbeun qe e ka fituar kete set te fundit me rezultatin e thelle 25-10.
Ne kete menyre, Vllaznia eshte mundur 0-3 duke koleksionuar humbjen e dyte ne tre javet e para te ketij kampionati ku duket se do ta kete jo pak te veshtire te arrije objektivin e saj, renditjen ne mes kater ekipeve me te mira te vendit./www.shkodrasport.com/