“Jemi ne ditet e fundit te pergatitjeve dhe po mundohemi te mbajme formen e sportisteve per kampionatin kombetar per peshat ku ato do te konkurrojne. Ndeshjet do te nisin te premten ne oren 18:00 dhe ne te njejtin orar edhe te shtunen, ndersa finalet zhvillohen diten e diele. Objektivi jone eshte i qarte, fitimi i titullit te 26-te kampion.
Meqenese te 25-tin e morem ne Tirane vitin e kaluar ne nje kampionat qe ishte shume i forte, pretendojme te njejten gje edhe kete vit ne Shkoder, megjithese une parashikoj serish te kete shume rivalitet. Ne kemi ndonje mungese ne formacion, por gjithsesi jemi pergatitur per ta fituar.
Ne presim te kete rivalitet. Flamurtari ka pretendimet e veta me disa boksiere, po ashtu edhe Tirana si gjithmone pretendon, nderkohe qe atyre tashme u eshte shtuar edhe Teuta, nje ekip qe pretendon titullin edhe ai. Une mendoj se do te jete nje kampionat i bukur. Ne kemi pretendimet tona padyshim per ta fituar kete kampionat meqenese zhvillohet edhe ne Shkoder.
Kemi disa boksiere me te cilet pretendojme vendet e para ne pesha te caktuara. Shumica jane shkodrane, por kemi edhe dy boksiere qe nuk jane nga Shkodra, por qe kane qene edhe vitin e kaluar pjese e Vllaznise, Ani Haxhillari dhe Flavio Meta. Gjithashtu mund t’u them se edhe Arjon Kajoshi do te jete pjesmarres ne kampionat, pavaresisht ngjarjes ku u perfshi krejt ne menyre te pakuptimte ditet e fundit”- eshte shprehur trajneri Zef Gjoni.
Te plote prononcimin e trajnerit te ekipit te boksit te Vllaznise mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: