Vllaznia “dorezohet” para Beselidhjes kampione. Ne ndeshjen e luajtur mbremjen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, lezhjanet kane luajtur me mire dhe ne fund kane triumfuar me rezultatin 72-81.
Shkodranet ne fakt e kane perballur siç duhet kundershtarin per 30 minuta, por me pas “kane rene baterite” dhe ne fushe kane qene miqte nga Lezha te cilet treguan edhe njehere tjeter se jane ne rrugen e duhur per t’u shpallur per here te dyte rradhazi kampione te Shqiperise.
Ne fakt, 10 minutat e para te ndeshjes u mbyllen me avantazhin e kuqebluve 22-20, por lezhjanet reaguan ne te dyten te cilen e fitojne 28-22 dhe ne kete menyre shkojne ne pushimin e ndeshjes me nje diference prej 4 pikesh ne favorin e tyre.
Edhe perioda e trete ka shume rivalitet, madje eshte Vllaznia qe luan me mire dhe e fiton ate 18-15 duke bere qe vetem 10 minuta para fundit te takimit, rezultati te ishte 63-62 ne favor te Beselidhjes. U mendua se kjo diference e ngushte do t’i jepte zemer vendasve ne perioden e fundit, por nuk ndodhi kjo.
Jane miqte qe kontrollojne gjithçka duke e fituar ate 18-10 dhe ne kete menyre krejt ndeshje me shifrat 81-72. Beselidhja kesisoj merr fitoren e 13-te rradhazi duke vazhduar te jete e pathyeshme ne kampionat dhe kryeson me merite renditjen. Vllaznia nga ana e saj ka zbritur ne vendin e katert. Pikeshenuesit me te mire per te kane qene Wilkins (29) dhe Wright (25), ndersa per Beselidhjen Hamati (21)./www.shkodrasport.com/